November 27, 2024

Shkarkimi i Arta Markut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ashtu siç paralajmëroi të premten i ka kthyer përgjigje zyrtare opozitës, lidhur me kërkesën për shkarkimin e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se kjo kërkesë nuk është në kompetencat e këtij organi, por i përket Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë procedimin disiplinor dhe më pas i kalon Kolegjit të Apelimit.

“Dispozitat tranzitore të Kushtetutës “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” nuk parashikojnë se cili institucion do të ushtrojë kompetencën për nxitjen e procedimit disiplinor ndaj prokurorit të Përgjithshëm në periudhën kalimtare deri në krijimin e ILP-së.

Deri në përfundim të mandatit të Kolegjit të Apelimit, procedimet disiplinore kundër prokurorit të përgjithshëm shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit dhe jo KLP”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Në kërkesë, opozita akuzon Markun se ka shkelur ligjin në rastin e verifikimit të Bujar Sheshit, anëtar i KLP-së, për të cilën është denoncuar se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com