November 27, 2024

Gjykim të shkurtuar për Klement Balilin

Gjykata pranoi sot kërkesën e Klement Balili  për gjykim të shkurtuar. Ky vendim i gjykatës do të ulë masën e dënimit në një të tretën për Eskobarin e Ballkanit.

Mbas dy viteve në arrati Balili u vetdorezua tek autoritetet shqiptare. Gjykata e Krimeve të Rënda e la ne burg. Ai akuzohet për trafik të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.

Balili i quajtur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” po gjykohet nga një gjykata shqiptare, ajo e Krimeve të Rënda për shkak se Shqipëria nuk ka marrëveshje esktradimi me shtetin grek, vend në të cilin ka kryer veprat penale.

Seanca e rradhës do të jetë më 12 Mars, ku pritet të jepet dhe akuza përfundimtare e prokurorit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com