November 22, 2024

Basha fillon turin ndërkombëtar, nesër në Vjenë, javën tjetër në Berlin

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas vendimit për djegien e mandateve, nesër do të nisë një tur ndërkombëtar. Politiko.al mëson se nesër Basha do të jetë në Vjenë ku do të takojë kongresmenët amerikanë, ndërsa javën tjetër do të udhëtojë drejt Berlinit ku do të zhvillojë takime me deputetë të CDU/CSU. Në Vienë ndodhet aktualisht dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një takim të OSBE.

Qëllimi i takimeve të kryedemokratit me zyrtarët e lartë, është për të arsyetuar se përse opozita vendosi të djegë mandatet dhe si dhe për të fituar mbështetjen e tyre.

Basha, pas protestës së sotme dhe dorëzimit të mandateve është shprehur dhe për mediat ndërkombëtare se opozita do vijojë një betejë civile, paqësore për demokracinë në Shqipëri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com