November 22, 2024

Basha: Ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet

Deputetët po futen njëri pas tjetrit për të dorëzuar dorëheqjen e tyre nga mandati i deputetit tek Këshillli i Mandateve në Kuvend.

Ndiqmëni dhe ejani të gjithë pas nesh për të dorëzuar në mënyrë finale dhe në mënyrë të pakthyeshme, mandatet e deputetëve dhe për t’i dhënë fund mandatet e këtij regjimi kriminal dhe të marrë në dorë fatet.

Të gjithë pas meje për ta finalizuar këtë akt historik, patriotik dhe europian”, i bëri thirrje Kryetari i Opozitës Basha qytetarëve të cilët po protestonin përpara Parlamentit.

Ai shtoi se:

“Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na kërkon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj.

Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë, unë besoj tek demokracia Europiane, tek demokracia Amerikane që çon para burgut politikanët e inkriminuar dhe kriminelët.

Ne nuk jemi populli i dhunës, jemi populli i lirisë, demokracisë, i Shqipërisë, ne jemi e ardhmja Europiane…

…Nuk do të kërkoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjenike nga një kriminel që përfaqëson më të zezën, llumin e shoqërisë.

Nuk do të pranoj kurrë pasurimin e një grushti njerëzish. Nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e krimit të organizuar. Unë nuk do të pranoj që xhepat e popullit më të varfër të Europës të vidhen nga një grusht njerëzish”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com