November 22, 2024

Një ditë para skadimit të afatit, katër prokurorë i shtohen listës së kandidatëve për SPAK

Listës së kandidatëve për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i shtohen edhe katër emra të rinj, vetëm një ditë para skadimit të afatit.

15 është numri prokurorëve që duhet të jenë anëtarë të SPAK. Kandidaturave iu shtuan Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, prokuroria Enkeleda Osmani; Prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami) dhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Por jo të gjithë këta kandidatë mund të bëhen anëtarë të institucionit të ri që është i dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë.

Kandidatët që duan të bëhen pjesë e SPAK duhet të kenë kaluar procesin e vetting-ut, si dhe të miratojnë një kontroll të imtësishëm për familjarët e tyre. Edhe pse shumë prej këtyre prokurorëve e kanë kaluar procesin e vetting-ut, akuzat ndaj tyre nuk kanë munguar. Për këtë arsye, KLP kërkoi të rrisë numrin e kandidaturave që ngritja e KLP-së të mos cenohet nga përjashtimi i ndonjë kandidati në procesin e dytë të rivlerësimit.

Lista e kandidatëve për SPAK:

  1. Vate Staka
  2. Dorina Bejko
  3. Arben Kraja
  4. Vladimir Mara
  5. Dritan Prençi
  6. Doloreza Musabelliu
  7. Eugen Beci
  8. Edvin Kondili
  9. Ened Nakuçi
  10. Anton Martini
  11. Besnik Muçi
  12. Besim Hajdarmataj
  13. Shkëlzen Cena
  14. Klodian Braho
  15. Behar Dibra
  16. Enkeleda Osmani
  17. Altin Dumani
  18.  Enkeleda Millonai
  19. Elida Kackini

Facebook Comments

MineralHygienics.com