Ditën e nesërme, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë, këtë herë jo para kryeministrisë, por godinës së Parlamentit ku mbahet si çdo të enjte seanca plenare.
Protesta është parashikuar të zhvillohet në orën 10.00, në të njëjtën kohë kur nis si zakonisht seanca, megjithatë, duket se kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi ka parashikuar një plan “B” për nesër.
Siç duket edhe në njoftimin zyrtar në faqen online të parlamentit, Kuvendi njofton se nesër mbahet seanca, por publikon vetëm rendin e ditës dhe jo orarin e diskutimeve.
Seancat nisin vazhdimisht në orën 10.00 paradite, megjithatë, Ruçi nuk e ka vendosur ende orarin e mbajtjes së seancës, si duket për një shmangie të mundshme me protestuesit e opozitës.