Ambasadori i BE-së Soreca dhe Ambasadorja e Gjermanisë Schutz takuan sot Kryetarin e opozitës lulzim Basha për të diskutuar për vendimin e opozitës për të lënë mandatet e deputetëve.
Pas, takimit Soreca tha për median se:
“Unë isha shumë i qartë… ishte e nevojshme të diskutohej. Unë mendoj se nesër do të jetë një ditë e rëndësishme. Ne presim të mos ketë dhunë dhe presim një process demokratik”.
Nesër, opozita do të organizojë një tubim kundër qeverisë Rama. Ditën e shtunë, qeveria përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e qytetarëve, të cilët goditën në shenjë revolte derën e Kryeminsitrisë dhe dëmtuan një veprë arti të vendosur në oborrin e godinës nga Kryeministrit Rama.
Dje, ndaj vendmit të opozitës reagoi edhe Ambasada e SHBA-ve, e cila shkroi se:
Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.