November 22, 2024

Basha tregon prioritetet e qeverisë tranzitore

Kreu i PD, Lulzim Basha ka sqaruar për mediat se çfarë do të thotë qeveri tranzitore e kërkuar prej opozitës me djegien e mandateve, si dhe cilat janë prioritetet që parashikon ajo.

Pas takimit me kreun e Këshillit Kombëtar të PD këtë mëngjes në selinë blu, Basha tha se hapi i parë i kësaj qeverie nis me largimin e kryeministrit Rama dhe më pas me arrestimin e politikanëve që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.

“E para dorëheqja e Ramës dhe hetimi i tij. Detyrë të parë e qeverisë tranzitore detyrë të parë ka të arrestojë politikanë për vjedhje votash, pra qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike për mos arrestimin e tyre, Vangjush Dakon se u kap duke vjedh vota. Damian Gjiknuri me Ymer Lalën në Dibër, ata që kanë vjedh votat me Shullazët, Habilajt, Taulant Balla ndryshe sdo të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Në burg duhet t’i çojë drejtësia, por na duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë të bëjë detyrën e saj. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës dhe nuk ka e nuk do të ketë asnjë negociatë”, u shpreh Basha, duke shtuar se me djegien e mandateve nuk do të ketë më parlament fasadë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com