November 24, 2024

Raporti: Shqipëria me numrin më të lartë të kërkesave në Evropë për azil

Një numër në rritje i refugjatëve po hyjnë në Bashkimin Evropian, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të udhëtuar pa viza dhe për të kërkuar azil, sipas një raporti të agjencisë së azilit për BE (EASO) cituar nga botuesi gjerman Funke Mediengruppe.

Raporti tregon se një në pesë azilkërkues është në gjendje të arrijë në BE pa vizë dhe pastaj të lëvizë në të gjithë zonën Shengen. Shumë prej këtyre refugjatëve të mundshëm janë nga vendet e Amerikës Latine dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Një numër i konsiderueshëm i aplikimeve për azil gjithashtu erdhën nga venezuelasit, të cilët lejohen të hyjnë në BE pa marrë paraprakisht vizë. Numri i refugjatëve nga shteti i trazuar i Amerikës Jugore u dyfishua në 2018, në 22,000 aplikantë të përgjithshëm. Një tjetër valë rreth 21.900 erdhi nga Shqipëria, 20.000 nga Gjeorgjia dhe 10.200 nga Kolumbia.

Sipas EASO, numri i njerëzve që përdorin të drejtën e tyre për të udhëtuar pa viza për të kërkuar azil u rritën me një të tretën në vitin e kaluar, në një total prej rreth 115,000 në të gjithë BE. Ky numër është më i lartë sesa shuma e aplikuesve nga sirianët dhe irakianët.

Facebook Comments

MineralHygienics.com