November 22, 2024

Sot PD mbledh Grupin Parlamentar

Grupi Parlamentar i PD pritet të mblidhet sot një ditë pas propozimit trë kreut të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve si i qartë i ardhur nga protesta e së shtunës.

Siç paralajmëroi Politiko.al  sot në orën 10.00 është parashikuar mbledhja e grupit të PD me kreun Basha të diskutuar për këtë akt politik.

Në një konferencë për shtyp, dje Basha sqaroi së propozimi vjen si një reflektim i protestës para kryeministrisë dhe si i vetmi instrument politik i mbetur për të ndryshuar situatën në vend.

“Mori përmasat e një referendumi, ndaj jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se kam lexuar vullnetin tuaj, grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të PD, djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të aspiratës së ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare dhe e pandalshme, mbrojtjen e  demokracisë dhe shtetin e së drejtës, qeveri trazitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, përfundoi Basha.

Facebook Comments

MineralHygienics.com