December 23, 2024

“Lori, nuk je vetëm edhe pse je ndarë”, Vis Bajraktari reagon ndaj gazetares

Kohët e fundit, po diskutohet për një ndarje mes Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit. Dyshimet e para nisën kur dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram e më pas edhe postimet e tyre në rrjete sociale me nënkuptime. Pastaj dhe lajmi i modeles që hyri në mesin e çiftit, i perforcoi akoma më shumë dyshimet.

Por, më në fund ka reaguar Visi ndaj këtyre lajmeve (gjë të cilën nuk e ka bërë më parë) në një video në Snapchat. Ai është duke dëgjuar në radio dhe dëgjohet gazetarja në sfond teksa komenton urimin e nipit të Lorit:

“Vjen pak çuditshëm ky urim, i cili postohet më pas edhe në Instagramin e Lorit si për të treguar domethënë që, ja nuk je vetëm, pavarësisht se je ndarë nga i dashuri, kot, këto janë analizat e mia, por nuk ka rëndësi, vazhdojmë programin.”

Ndërkohë Visi mbishkruan në video me ironi: “Ashtu, më mirë vazhdo programin!”

VisBajraktari from Vimeointv.al on Vimeo.

Facebook Comments

MineralHygienics.com