November 22, 2024

Gjendet e pajetë mes ferrave në Tiranë

Zbardhen të tjera detaje sa i takon gruas që u gjet e pajetë këtë mëngjes pranë liqenit të Sharrës në Tiranë.

Siç raporton ‘news 24’, gruaja dyshohet se është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është hedhur mes ferrave, pranë liqenit për të humbur gjurmët e krimit.

Këto dyshime janë forcuar për faktin se mbi trupin e gruas së moshës rreth 45-vjeçare janë konstatuar tre plagë plumbi dhe në pjesën e kokës shenja dhune, që  dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

Trupi i pajetë i gruas ende të paidentifikuar është gjendur fillimisht nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Njoftimi paraprak:

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com