November 22, 2024

PD: Nuk pranoi bullizmin, e ka talluar për mënyrën e të folurit

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet përse deputeti Edi Paloka sperkati me boje kryeministrin Edi Rama.

Sipas PD-së, “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik.”

Në seancën e fundit plenare, kryeministri Rama ka bërë gjeste të papranueshme ndaj deputetit demokrat, ndërkohë që ky i fundit iu kundërpërgjigj sot në këtë mënyrë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi vendosi menjëherë përjashtimin e Palokës nga seanca, ndërsa në sallë ishte i pranishëm edhe Talat Xhaferi, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com