November 22, 2024

Arben Malaj: Programi ekonomik i PD, arma e saj më e fortë

Ish-ministri i Financave në Qeveritë socialiste, Arben Malaj, mendon se programi ekonomik i prezantuar nga Partia Demokratike së fundmi, do të jetë arma e saj më e fortë në protestën e të shtunës. I ftuar në studion e A2 Business Week, Malaj tha: “Ka një ndërthurje të ekonomisë me objektivat politike, duke përdorur ekonominë si kalin e betejës. Objektivat politike janë marrëveshjet e domosdoshme lidhur me sfidat që ka vendi. A do të kërkohet ndryshimi i kodit zgjedhor, a do të ketë bashkëpunim për procesin e integrimit?”.

Ndërsa ekonomisti Dritan Shano, u shpreh se protesta është sa ekonomike, aq edhe politike dhe institucionale. “Protesta përmbledh ekonominë që nuk shkon, institucionet e munguara apo drejtësinë. Secili duhet të dalë të protestojë për hallin e vet të pazgjidhur”, tha Shano.

“Sot kemi ritme aritmetike të GDP dhe të gjithë ekonomistët e dinë se kush është promotori i rritjes ekonomike. Ndërkohë që nuk përkthehet në rritje të ekonomisë së shqiptarëve. Në fakt, kreditimi i ekonomisë, lindjet, vdekjet, largimet, janë treguesit e vërtetë të ekonomisë”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com