November 22, 2024

Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit në deklaratë: Procedim penal për Palokën

Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë reaguar me anë të një deklarate të përbashkët për ngjarjen e ndodhur sot brenda Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i PD-së, Edi Paloka sperkati me boje kryeministrin Edi Rama, por sipas deklaratës së dy institucioneve, “ky ishte sulm me një solucion kimik të parapërgatitur.”

Duke e konsideruar agresion këtë akt, Garda dhe Policia kanë nisur hetimet dhe kanë proceduar penalisht deputetin e Partisë Demokratike.

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thuhet në deklaratë.

Deputeti Paloka spërkati me bojë kryeministrin Rama, si kunderpergjigje ndaj fyerjeve të këtij të fundit në seancën e kaluar plenare. Rama ka vënë disa herë në lojë Palokën për mënyrën e të folurit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com