November 21, 2024

PD: Policia synon të trembë qytetarët, tubimi do jetë paqësor

Një ditë pas thirrjes së thirrjes së Policisë së Shtetit për t’u distancuar nga individë që mund të kërkojnë destabilitet në protestën e 16 shkurtit, reagon nënkryetari i PD, njëherësh kreu i Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.

Në një prononcim për ‘Panorama’, Spaho e konsideron një skenar të vjetër thirrjen e Policisë së Shtetit dhe se kërkon të përhapë panik te qytetarët dhe për t’i dekurajuar ata për pjesëmarrje masive në protestë.

“Janë skenarë të vjetër të Policisë së Shtetit. Qëllimi kryesor i tyre është të trembin qytetarët që do të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, duke menduar se ata nuk do të vijnë. Asnjë skenar të tillë nuk ka nga ana e opozitës. Ne kemi marrë të gjitha masat që të garantojmë një protestë paqësore. Këtë gjë, Partia Demokratike e ka bërë në çdo protestë të thirrur prej saj në të shkuarën”,-u shpreh Spaho, i cili foli edhe për skenarin e parashikuar në protestën e 16 shkurtit.

“Për mënyrën se si do të zhvillohet protesta, sigurisht do të ketë një vendimmarrje që do të merret gjatë këtyre ditëve, por nëse vendimi i qytetarëve do të jetë që ata të qëndrojnë aty, sigurisht që ne do t’i mbështesim. Qëndresë deri sa të japë dorëheqjen Kryeministri”, sqaron Spaho.

Facebook Comments

MineralHygienics.com