November 22, 2024

Armët e vjedhura në 1997 janë ende në duart e qytetarëve

Pavarësisht tre amnistive të lajmëruara nga qeveria gjatë 22 viteve të fundit, pjesa më e madhe e armëve dhe municioneve të marra nga qytetarët gjatë trazirave të vitit 1997 nuk janë dorëzuar ende. Qeveria lajmëroi se të gjitha armët duhet të dorëzohen brenda vitit 2024, pavarësisht se askush nuk e di se si do të arrihet kjo gjë. Por shpresohet që kjo të jetë një strategji e suksesshme në mbledhjen e armëve të zjarrit, të cilat tani gjenden në duart e qytetarëve dhe vazhdojnë të jenë një kërcënim për sigurinë e publikut.

Sipas një kërkimi të bërë në vitin 2016, norma e vdekshmërisë nga armët në Shqipëri është 1.37 për qind, përkundrejt 0.83 për qind në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se numri i vdekje të shkaktuara nga armët po bie, mbi 1200 njerëz kanë humbur jetën nga armët që nga viti 1991 në vend.

Numri i armëve që janë dorëzuar deri më tani ka qënë i parëndësishëm. Kjo tregon se një pjesë e madhe e armëve janë ende në duart e qytetarëve. Në vitin 1997, 839.3 milionë fishekë, 16 milionë eksplozivë dhe 549,775 armë zjarri u morën nga depot e ushtrisë. Deri më tani vetëm 40 për qind e numrit të përgjithshëm janë kthyer gjatë tre amnistive të miratuara nga qeveritë e ndryshme.

Në fillim të janarit u mësua se një numër i madh armësh dhe municionesh ishin vjedhur nga baza ushtarake në Pashaliman, afër Vlorës. Sipas raporteve zyrtare, një numër i konsiderueshëm armësh luftarake automatike, granata, pushkë lufte, fishekë dhe pajisje të tjera u vodhën nga baza ushtarake, dhe shumë mendojnë se kjo vjedhje është kryer nga persona brenda bazës.

Shqipëria është cilësuar si qendra e Ballkanit dhe rrugë tranziti për trafikimin e armëve nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.

“Një pjesë e armëve trafikohen dhe prodhohen në Evropë, (pistoletat). Një pjesë tjetër e armëve të zjarrit së bashku me eksplozivët vijnë nga Mali i Zi, ndërsa trafikantët nga Kosova dhe Maqedonia janë kryesisht përgjegjëse për trafikimin e armëve të zjarrit të ndryshuara”– shprehet një ekspert i cituar nga media IBNA.

Gjithashtu dyshohet se një numër i madh i armëve të vjedhura në vitin 1997 ende trafikohen në drejtim të Greqisë dhe Italisë.

Megjithëse qeveria duket e vendosur në çrrënjosjen e armëve të paligjshme, deri në vitin 2024, mënyra se si ajo do ta luftojë trafikun e armëve, municioneve dhe armëve të zjarrit, të cilat mbahet të fshehura nga qytetarët, ende nuk është bërë publike.

Facebook Comments

MineralHygienics.com