November 22, 2024

Vrasja e komisarit të policisë, Arben Frroku nuk ekstradohet

Gjykata e Hagës në Holandë vendosi dje të mos ekstradoje Arben Frrokun nga Hollanda në Shqipëri. Gjykata e Hagës argumentoi se Frrokut i rrezikohet jeta, pasi dënimi ka prapavijë politike.

Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, për vrasjen e ish-shefit të policisë Dritan Lamaj, në shkurt 2013.

Në prill 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli Frrokun të pafajshëm, por më pas Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm, në mungesë, pasi Frroku u arratis nga Shqipëria pasi u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë.

Frroku u arrestua në Holandë, më 28 prill 2016, pas një kontrolli, gjatë të cilit iu gjetën dokumente false.

Gjykata e Hagës vendosi kundër ekstradimit të Frrokut në Shqipëri, ndërsa vetëm një muaj më parë, një tjetër shqiptari, ish-oficerit të Antidrogës Antonio Nazeraj iu refuzua azili në Holandë.

Nazerajt ishte pjesë e grupit të policisë së antidrogës që hetoi ish-ministrin Samir Tahiri, në lidhje me bandën e Habilajve. Ashtu si Frroku, Nazeraj do të përballet me një gjyq të motivuar politikisht, nëse do të kthehet në Shqipëri, ndërsa prindërit e tij kanë deklaruar publikisht, se ai dhe familja e tij janë kërcënuar nga kriminelë të lidhur me Tahirin.

Pra, në Hollandë duket se ka të paktën dy ide për Shqipërinë: një në gjykata, sipas të cilave ka rrezik për ndjekje dhe hakmarrje të motivuar politikisht; dhe një tjetër në Ministrinë e Drejtësisë, sipas së cilës Shqipëria është një vend “i sigurt”, ku edhe një dëshmitar kyç në një çështje kundër një ish-ministri të fuqishëm mbrohet mirë nga ligji shqiptar.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com