November 25, 2024

Mark Marku: Isha dëshmitar; kishin ardhur për të kërcënuar

Kryetari i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku, teksa mori fjalën në Komisionin e Medias, denoncoi rastin e ndërhyrjes së policëve në fakultet.

Marku u shpreh se policët kishin shkruar për të kërcënuar në Fakultetin e Hisorisë dhe Filologjisë.

“Ne i kemi regjistruar me kamera dhe gjithë ngjarja është e dokumentuar në shkelje flagrante me ligjin. M’u duk çorjendim total.

Një ditë më parë Lleshaj gënjente pa pikë turpi duke thënë se nuk kishte ndërhyrje të forcave të policisë, të nesërmen demonstronte se nuk pyesin për ligjin. Policia kur të dojë e shkel ligjijn”.

Më tej Marku u shpreh se në konsultim me pedagogët, kanë vendosur ta çojnë rastin në gjykatë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com