Për këtë ëmbëlsirë të shëndetshme nuk ju duhet kurrfarë shkathtësie prej kuzhinieri dhe me shijen e saj do t’i kënaqni të gjithë me vetëm 4 deri 7 molla (varësisht nga madhësia).
Përbërësit:
– gjysmë filxhani kokrra të bluara tërshëre, – gjysmë filxhani sheqer ngjyrë kafeje, – 3 lugë të vogla kanellë, – 1 lugë xhenxhefil, – gjysmë gjalpi
Përgatitja:
Në një enë përzieni kokrrat e bluara të tërshërës, sheqerin dhe erëzat.
Mollëve të pastruara më parë hiqjani pjesën e mesme dhe mbushni me përzierjen nga ena.
Në majë të secilës mollë vendosni një copë gjalpë dhe qitni ujë ¼ e filxhanit.
Piqni në furrë 3 – 4 orë.
Për udhëzime të hollësishme shikojeni videon, – transmeton Telegrafi.