November 24, 2024

Kryemadhi – Gjonaj: Trego lidhjet e bashkëshortit me Ervis Martinajn

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se bashkëshorti i saj ka lidhje me Ervis Martinajn, një ndër prej të arrestuarve për ngjarjen në ish-Bllok në Tiranë, më 4 tetor të 2018-ës, ku mbeti i vrarë një person.

Gjatë fjalës në Kuvend, Kryemadhi hodhi dyshime për përfshirjen e bashkëshortit të ministres Gjonaj në industrinë e basteve dhe lojërave të fatit.

“Le t’i tregojë shqiptarëve se cilat janë lidhjet e bashkëshortit të saj me Ervis Martinajn dhe pikat e basteve. Ndaj i themi zonjës Gjonaj që të jetë shumë e kujdesshme me telefonatat dhe mesazhet që i çon gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI akuzoi Etilda Gjonajn se po ndjek penalisht punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë me qëllim për t’i larguar nga puna, pasi gjykata i ka rikthyer sërish në detyrë.

Ministrja Gjonaj është vendosur në qendër të akuzave në orët e fundit pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë për abuzime me tendera. Verifikimet kanë nisur edhe ndaj dy ish-ministrave, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani, të dy pjesë e LSI.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com