November 22, 2024

Rektorët Koni dhe Gjata: Protesta e studentëve shkundi qeverinë

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe rektori i  Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thanë sot në Komisionin e Medias në Kuvend, se protesta e studentëve ka shkundur administratën e universiteteve dhe qeverinë.

Rektori Koni u shpreh se ai mbështet protestat e studentëve.

Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështes. Për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël. Kam kërkuar rritjen e vazhdueshme për kërkimet shkencore dhe kjo e dëmton punën e kërkimit shkencor në këto vite.

Ndërsa rektori Gjata u shpreh se:

Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të  reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet. Pjesën më të madhe të kërkesave të studentëve i kemi plotësuar dhe madje një pjesë tjetër i kemi kaluar. Nuk i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe për të analizuar problematikat  janë mbledhur senati akademik dhe bordi i administrimit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com