Vetëm brenda pak orësh, postimi në një fotoje me sfond të bardhë dhe në mes ishte një vezë, arriti të thyente rekordin e Instagram si fotoja më e pëlqyer në botë. Rekord i cili mbahej nga Kylie Jenner.
Brenda një ditë, veza arriti të kishte mbi 18 milionë pëlqime (në këto momente ka 52,340,424 pëlqime).
Por pasi u bë fotoja më e pëlqyer, veza filloi të krisej dhe mesa duket kjo është një taktikë e mirë nga personat që menaxhojnë faqen. Krisja e vezës ka të bëjë me presionin e madh të rrjteve sociale.
Në video veza u drejtohet ndjekësve më fjalët: “Nëse edhe ju vuani nga e njëjta gjë, flisni me dikë”.
Personat që menaxhojnë faqen kanë hapur një uebsajt (website): www.talkingegg.com dhe ata që vuajnë nga presioni i rrjeteve sociale mund të marrin këshillimin e duhur.