November 25, 2024

Ministrja e Belgjikës jep dorëheqjen

Ministrja e Mjedisit në rajonin Flanders të Belgjikës, Joke Schauvliege, ka dhënë sot dorëheqjen në një konferencë ku nuk mbajti dot as lotët. Schauvliege ishte vënë nën presionin e mijëra të rinjve belg, pas dyshimeve që ajo hodhi mbi protestën e tyre për mbrojtjen e klimës.

“Unë e di kush qëndron pas kësaj lëvizje”, kishte deklaruar Schauvliege, e cila pretendonte se kishte informacione nga shërbimi sekret civil belg se protesta ishte e orkestruar.

Por pasi u konfirmua se këto informacione nuk ekzistonin, Joke Schauvliege u detyrua të japë dorëheqjen. “Jam një qenie njerëzore dhe mund të gaboj”, u shpreh ajo në konferencë.

Mbi 35 fëmijë dhe të rinj belg kanë protestuar përgjatë dy javëve të fundit kundër dështimit të shtetit të tyre për të përmbushur objektivat e vendosura në OKB për uljen e temperaturës globale. Ata kanë braktisur shkollat dhe kanë zbritur në rrugë për të kërkuar nga Qeveria realizimin e planit të përcaktuar.

Protesta të tilla janë zhvilluar ditët e fundit në Suedi, Gjermani, Zvicër dhe Australi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com