November 22, 2024

Balluku: Projekti nuk anulohet

Presidenti Ilir Meta, i kërkoi ministres së Infrastrukturës Belinda Ballukut anulimin e procedurave të projektit të Unazës së Madhe dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se “Projekti është i përmiresueshëm, por jo i bllokueshëm dhe aq më pak i anulueshëm”.

“Loti i dytë dhe i tretë vazhdojnë sipas procedurave të kryera. Po ashtu procesi i shpronësimeve është në vijim sipas ligjit. Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie ne nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pas asnjë diferencim, sipas ligjit”- tha ajo.

Me tej, ministrja  u shpreh se ka kërkuar zhvillimin e një tyreze me bashkinë e Tiranës dhe specialistë që do vlerësojnë në çdo aspekt projektin e lotit të 3-te, duke mos përjashtuar një përmirësim të projektit nëse ka vend.

Ajo theksoi se i ka kërkuar ARRSH që çdo garë publike të jetë ‘live’ para kamerave si dhe dy projektet  strategjike për Milot Balldren dhe Orikum- Llogara do ia përcjellë qeverisë dhe më pas parlamentit për të siguruar transparencë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com