November 22, 2024

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin për Kadastrën

Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim projektligjin për Kadastrën, pasi e konsideroi si të paplotë. Sot, në komisionin e Ligjeve është miratuar dekreti i Presidentit me votat e PS dhe opozitës.

Oerd Bylykbashi u shpreh se Pranimi i dekretit do të thotë rrëzim i ligjit.

Meta e rrëzoi ligjin, me argumentet se:

“Bazuar në ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr.111/2018 “Për kadastrën”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com