Nela Kuburoviç ministrja e drejtesise ka pohuar se Serbia nuk ka asnjë informacion se kur do ta ekstradojë Kroacia Ismail Morinën.
Në një intervistë dhënë gazetës “Blic” të Beogradit, Kuburoviç thekson se nuk ka një afat sipas të cilit duhet të veprojë ministrja e Drejtësisë pas marrjes së një vendimi të gjykatës mbi përmbushjen e kushteve të dorëzimit.
Por mund të ndodhë brenda një viti, periudhë gjatë të cilës personi mbahet në burg me qëllim ekstradimin. Ismail Morina vazhdon të mbetet prapa hekurave në Dubrovnik, që prej qershorit 2017 kur u arrestua në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia nën akuzën e nxitjes së akteve kriminale mes vendeve, e cila mund t’i sjellë një dënim prej maksimumi 8 vitesh, heqje lirie.
Morina i njohur dhe me nofkën Ballisti, lëshoi gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri tetorin e vitit 2014 një dron me hartën e Shqipërisë së madhe dhe portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit.