November 25, 2024

Zëdhënësi i Metës replikon me Veliajn

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar, pas komenteve të kryebashkiakut Veliaj, që deklaroi se Meta po favorizon të 1% te hurit e zjarrit me kërkesën e tij për anulimin e projektit të ‘Unazës së Re’.

Blushi, duke shigjetuar direkt Veliajn, shprehet se: “100 për qind e qytetarëve e neverisin korrupsionin e pacipë dhe kriminal të Unazës së Re!”, shkruan Blushi në ‘Facebook’.

Pas një takimi me disa banorët të ‘Unazës së Re’, kreu i shtetit deklaroi se projekti i zgjerimit të segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” ka paligjshmëri ekstreme.

Loti i pare i ‘Unazes se Re’, u anulua pasi u zbulua se kompania DH Albania, kishte falsifikuar dokumentat, para se te behej pjese e tenderit. Skandali u pasua edhe me largimin e drejtorit te ARRSH, Afrim Qendro dhe te Damian Gjiknurit, ndonese shkarkimi i ministrit eshte justifikuar nga kryeministri Rama me argumentin se ai do t’i perkushtohet Partise Socialiste per zgjedhjet lokale te 30 Qershorit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com