November 22, 2024

Hazizaj kërkon dorëheqje ministrash dhe zv/ministrash

Aktivisti i shoqërisë civile, Altin Hazizaj e ka cilësuar ngjarje skandaloze përdhunimin e vajzës së mitur në Kavajë nga tetë të rinje, para 2 muajve. Hazizaj u bën thirrje drejtuesve të institucioneve përkatëse, ministrave, zv/ministrave të japin dorëheqjen ne menyre qe ngjarja te mos konsiderohet thjeshtë si skandali i radhës.

Institucionet shqiptare, shteti shqiptar, qeveria shqiptare nuk reagojnë në të tilla raste, sepse thuajse në të gjitha rastet që janë raportuar deri tani nuk bëhet fjalë për zyrtare ministrash, nuk bëhet fjalë për fëmijë deputetësh, për djem apo vajza të kryetar bashkie, të këtyre njerëzve që mbajnë pushtetin, por që kanë për detyrë të bëjnë diçka për fëmijët.

Rasti i fundit për mua është një skandal që në fakt nuk duhet të ndalet këtu, nuk duhet të jetë skandal i radhës, por ky skandal duhet të shkaktojë dorëheqje masive të të gjithë atyre ministrave, zv/ministrave, kryetarëve të bashkisë, drejtorët e policisë. Për mua ky është momenti që zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptarë duhet të fillojnë të japin dorëheqje masive”, deklaroi Hazizaj në një lidhje telefonike për ‘Ora News’.

Ngjarja e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia dhe prokuroria, duke u kaluar në heshtje.

Facebook Comments

MineralHygienics.com