Pedagoget e Fakultetit të Shkencave Sociale kane dalë me një qëndrim zyrtar, ku njofton se të hënën do të nisin greven. Ne këtë konkluzion, ata kane dale pas një sondazhi të organizuar në asamble, ku shumica ishin pro vendimit, pas refuzimit te qeverise per te plotesuar kerkesat e tyre; shfuqizimin e ligjit te Arsimit te Larte.
Njëkohësisht u bëhet thirrje studentëve të solidarizohen me pedagogët, të cilët do të mblidhen të hënën në orën 8 në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale. Nuk jepen detaje të tjera për mënyrën e organizimit, por besohet se ata do të qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të fakultetit, ashtu siç kanë vepruar studentet.
“Çka do të thotë se vendimi i saj për grevë është i detyrueshëm ligjërisht edhe për ata që kanë votuar kundër, edhe për ata që nuk janë paraqitur në asamble, edhe për pedagogët e jashtëm. Kush shkel grevën, shkel ligjin, statutin e UT dhe etikën pedagogjike”, apelojne ata ne nje postim ne ‘Facebook’.
Reagimi i plotë:
Te henen greve
Faqja e Fakultetit të Shkencave Sociale ka postuar dy dokumente në kundërshti me njëra-tjetrën. Në fillim shpallet vendimi për grevë i asamblesë së personelit akademik, pastaj një skemë e rifillimit të mësimit, a thua se nuk ka grevë.
Na del detyra të sqarojmë se, sipas logjikës së shëndoshë dhe statutit të Universitetit të Tiranës, asambleja e personelit akademik është organi më i lartë vendimmarrës i një fakulteti. Kjo asamble zgjedh rektorin, dekanin dhe anëtarët e senatit akademik, si dhe u kërkon llogari të zgjedhurve për mënyrën se si ushtrojnë detyrën.
Asambleja e personelit akademik të FSHS është mbledhur në respektim të nenit 45, pika 3 të statutit të UT. Pro grevës kanë votuar jo vetëm thuajse të gjithë pjesëmarrësit në asamble, 36 nga 38 vetë, por edhe shumica absolute e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale (gjithsej 71 vetë, duke përfshirë këtu pedagogët që nuk morën pjesë në asamble).
Çka do të thotë se vendimi i saj për grevë është i detyrueshëm ligjërisht edhe për ata që kanë votuar kundër, edhe për ata që nuk janë paraqitur në asamble, edhe për pedagogët e jashtëm. Kush shkel grevën, shkel ligjin, statutin e UT dhe etikën pedagogjike.
U bëjmë thirrje studentëve të solidarizohen me pedagogët, të cilët do të mblidhen të hënën në orën 8 në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale!