Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka korrur një tjetër fitore, por jo në politikë.
Ajo bashkë me vajzën e saj, Era, morën pjesë në emisionin “100 Milionë” ku fituan jo pak por 7.5 milionë lekë.
Kryemadhi bashkë me vajzën iu përgjigjën me saktësi 8 pyetjeve të lojës duke fituar këtë shumë të konsiderueshme parash.
Ajo tha se kesaj shume te fituar ne kete emision do ti shtonte dhe nje shume tjeter nga llogaria e saj personale.