November 23, 2024

Pogaçja portugeze me miell misri dhe me…………..

Përbërësit:

– 2 filxhanë miell,
– 1 filxhan miell misri,
– 1 filxhan ujë,
– Gjysmë filxhani qumësht,
– 1 lugë vaj ulliri,
– 1 lugë mjaltë,
– Një lugë e vogël kripë,
– 1 qese tharmë

Përgatitja:

Miellin e misrit përzieni me qumësht të vakët dhe me ujë, lëreni të qëndrojë afro dhjetë minuta.

Shtoni tharmin, vajin, mjaltin dhe pjesën e mbetur të miellit, dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i lëmuar.

Lëreni të qëndrojë një orë dhe ngjisheni sërish.

Formoni bukën dhe vendoseni në tepsi.

Lini të qëndrojnë derisa furra të ngrohet në 230 gradë.

Lëreni të piqet 5 minuta në 230 gradë, pastaj uleni temperaturën në 200 gradë. Piqeni edhe 25 minuta.

Nxirreni dhe mbulojeni me leckë.

Kur të ftohet mund të kënaqeni me bukën tuaj të shijshme.

Facebook Comments

MineralHygienics.com