November 24, 2024

Amerika/“Sali Berisha nuk është në listë”,

Departamenti Amerikan i Shtetit mohon që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë përfshirë në listën e personave që iu ndalohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘Gazeta Shqiptare’ i është drejtuar me anë të një e-mail DASH-it për të marrë informacion mbi pretendimin e kryeministrit Edi Rama se, Berishës i është refuzuar viza për në SHBA. Në përgjigjen e kthyer nga zyra e çështjeve publike bëhet e qartë se “në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave.”

Por edhe pse nuk jep një përgjigje nëse Berishës i është refuzuar apo jo viza, DASH saktëson se ish-kryeministri shqiptar nuk ndodhet në të njëjtën listë me deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilët janë shpallur ‘non grata’.

“Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë”, thuhet në përgjigjen e DASH.

Ish-kryeministri ka mohuar që t’i jetë refuzuar viza për në SHBA, duke theksuar se që kur është larguar nga detyra në vitin 2013-të, nuk ka bërë asnjë aplikim të tillë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com