November 25, 2024

Alternativat e biznesit/çfarë përmban paketa e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot shtyllat e programit ekonomik me të cilin kërkon të ndryshojë situatën e vështirë ku ndodhet sot Shqipëria.

Basha ka prezantuar disa masa që do i vijnë në ndihmë biznesit të vogël në vend dhe që e ndihmojnë për të mos rënë pre e abuzimeve. Edhe për biznesin e madh parashikohen lehtësira të shumta, të cilat do i japin frymë të gjithë ekonomisë shqiptare.

Alternativa e PD për biznesin e vogël

14 milionë lekë, niveli fiks i biznesit të vogël për tvsh dhe tatim-fitimin

Çfarë synon reforma jonë fiskale? Cilat janë arsyet e masave që ne do të ndërmarrim?

Së pari, duam të ndërtojmë një sistem tatimor të thjeshtë, që do të japë fryte si për tatimpaguesin, ashtu edhe për interesin publik, administratën.

Së dyti, duam të vendosim në piedestal qytetarin, tatimpaguesin dhe ta kthejmë inspektorin tatimor në shërbëtor të vërtetë të tij.

Së treti,duam të lëmë sa më shumë para në xhepin e njerëzve, duke besuar fort së këto para kanë më shumë vlerë, nëse administrohen nga vetë njerëzit dhe sipërmarrësit, sesa nga burokratët e administratave.

Së katërti, duam të shkurtojmë duart e gjata të inspektorëve dhe kontrollorëve. Po ashtu, kjo reformë fiskale synon të ulë kostot e vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesit.

Konkretisht, për Biznesin e Vogël, brenda 100 ditëve të para, do të realizohet:

Rritja e kufirit të regjistrimit për TVSH nga 2 milionë lekë xhiro vjetore në 14 milionë lekë ose 140 mijë dollarë. Qëllimi është krijimi i një kufiri të vetëm prej 14 milionë lekësh si për TVSH, ashtu edhe për Tatimin mbi të Ardhurat.

Kalimi i tatimit mbi biznesin e vogël në tatim lokal, me kuota fikse sa 0,5% xhiros vjetore.

Gjithashtu, pagimi i kuotave fikse nga Biznesi i Vogël do të shoqerohet me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinëe së cilës, do t’i thotë stop kontrolleve e inspektimeve korruptive e abuzive.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme. uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga rreth 24% në 18% për të vetëpunësuarit, ndërsa për të punesuarit 9%.

Alternativa e PD për Biznesin e Madh

Basha: Ulje e çmimit të energjisë, taksë 9 % dhe rimbursim rekord i tvsh-së

Biznesi i madh, Manifaktura dhe Investitorët e huaj

Taksa “Rama”për karburantet, prej rreth 30 lekë/litër  do të shfuqizohet menjëherë. Kjo nismë do të ndjehet si nga biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël.

Tatimi sheshtë në nivelin 9% për: tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatimin mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributin e punëdhënësve dhe punëmarresve për sigurimet shoqërore.

Në tatimin mbi fitimin do te ruhet mekanizmi i parapagimit të kësteve tremujore, por, në ndryshim nga skema e sotme, ato do të përllogariten nga vetë biznesi. Ka vetëm  një kusht, që biznesi të mos gabojë në parashikim më shumë se 20% nga tatimi përfundimtar. Megjithatë, edhe nëse gabon, biznesi nuk do të gjobitet, siç ndodh sot, por do të paguaje vetëm interesin për pjesën e dhenë më pak.

Rimbursimi i TVSH-së, plagë e vjeter edhe gjatë qeverisjes sonë, por tani e majisur nga kjo qeverisje, do të marre nje zgjidhje urgjente dhe thelbi i zgjidhjes do të jetë alokimi i një fondi të veçantë, të barabartë me nevojat vjetore për rimbursim. Ky fond do të menaxhohet nga një trupë e përbashket administratë – biznes, e cila do të trajtojë automatikisht çdo kërkesë për rimbursim.

Prezantimin e shkallëve të reja, shumë më të larta dhe më atraktive të amortizimit, duke e kthyer Shqipërinë në vendin më interesant në Evropë, përsa i përket zëvendësimit dhe marrjes mbrapsht në kohë rekord të shumave të investuara për asetet kapitale.

Ulje e ndjeshme për taksën skllavëruese të ndikimit në infrastrukturë. Ajo do të zëvendësohet me një tarife të barabartë me koston që përballon shteti për të lidhur parcelën e ndërtimit me rrjetin elektrik dhe atë të ujrave të bardha e të zeza.

Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë elektrike për biznesin (por edhe për popullatën) do të reformohet rrënjësisht. Çmimi i energjisë për biznesin do të jetë 30 – 40% me i lirë sesa sot.

Ne do të mbështesim iniciativën private për të investuar dhe ndërtuar burime të reja të energjisë së rinovueshme, si dhe për të mbështetur ato biznese që tashmë operojnë në sektorin e energjisëe. Falë strategjisësonë, mbi 30% e energjisë që prodhon sot Shqipëria vjen nga investitorët privatë, të cilët morën të gjithë riskun e investimit persiper për të ndërtuar centralet e energjisë, të cilat pas 25 vjetëve do të jenë pronë e shqiptarëve, dhe jo e privatëve.

Tëgjitha aferat me fitimin e tenderave të mëdhenj nga korporata të mëdha dhe shitjen e tenderave me çmime skllavëruese tek të vegjlit, do të marrin fund.

Thelbi i çdo ligji për mbrojtjen dhe thithjen e investimeve të huaja është marrja, minimalisht, e të njëjtit trajtim që marrin investitorët vendas.

Realitetin të gjithë e dimë. Zero investime të huaja. Asnjë investitor serioz nuk ka ardhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri.

Edhe ata pak që kanë ardhur janë dëbuar ose duke i rrahur për vdekje, ose duke u kërkuar rryshfet.

Perveç bindjes sime dhe të ekipit tim, që masat e sipërmendura do të rrisin ndjeshëm interesin për të investuar në vendin tonë, për investitorët e huaj kam edhe një mesazh: Plani special per investimet e huaja do te beje te mundur ofrimin e paketes me terheqese ne Evropen Juglindore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com