November 22, 2024

Shahini u përgjigjet pedagogëve

Ministrja e Arsimit Besa Shahini u është përgjigjur pedagogëve të Universitetit të Tiranës, pas takimit që zhvilloi sot në mëngjes në zyrën e saj, lidhur me kërkesat për anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe rishikimin e VKM-ve.

Shahini tha se zgjidhja vjen edhe nga universitetet, ndërsa i komentoi ultimatumet e pedagogëve si një mjet jo të nevojshëm, sipas saj në këtë kohë kur vëmendja është te arsimi i lartë.

Deklarata:

Sot kam takuar grupe të ndryshëm, studentësh dhe pedagogësh të cilët kanë shfaqur dyshime, sugjerime për paktin për universitetin.

Unë besoj se kjo është rruga e duhur dhe do vazhdojmë me çdo pedagog e student e në çdo fakultet.

Një grup pedagogësh më kanë nisur një letër përmbledhëse te diskutimeve që kanë patur me një grup më të madh pedagogësh nëpër fakultetet e tyre. Kur erdhi letra në zyrën time, i telefonova për një takim.

Si pikë e parë i përgëzova për përpjekjet për mbledhjen e asambletë e pedagogëve që janë organe vendimmarrëse në nivel fakulteti. Mendoj se fuqizimi i strukturave në universitete është mënyra më e mirë për përfshirjen e pedagogëve në diskutim dhe zgjidhjen e disa çështjeve që me të drejtë nënvijëzojnë, që adresa e zgjidhjes nuk është gjithmonë këtu, por është edhe te universiteti.

I ftova për t’i ballafaquar dhe për t’u shpjeguar paktin për universitetin. Edhe pse nuk u dakordësuam, por mendoj se kjo është krejt normale.

Do vazhdojmë t’i dëgjojmë të gjithë, por do vijojmë duke udhëhequr.

Nuk besoj se bojkoti dhe ultimatumet janë mjetet e nevojshme në këtë kohë kur vëmendja është te arsimi i lartë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com