November 22, 2024

“Petro Ninit” i vihet dryni nga protestuesit

Studentët protestues kanë mbyll me zinxhir derën kryesore të gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet, për të kundërshtuar vendimin e drejtuesve të Fakultetit të Drejtësisë për të zhvilluar mësim në ambientet e kësaj godine me grupet e studentëve që janë kundër bojkotit.

Studentët shprehen kundër vendimit të dekanit Artan Hoxha dhe bëjnë thirrje që Qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.

Ndërkohë që studentët e tjerë që prisnin sot mësim janë njoftuar se procesi është shtyrë nga ora 14:00 në orën 18:00.

Jashtë ambienteve të gjimnazit ndodhen studentë bojkotues dhe ata që kërkojnë rifillimin e mësimit. Pavarësisht dallimeve, nuk është regjistruar asnjë incident midis studentëve.

*Në godinën e Fakultetit të Drejtësisë vijon parullat pro-bojkotit dhe realizimit të kërkesave

Politiko.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com