November 22, 2024

Raporti i FMN konfirmon uljen e borxhit publik

Pas publikimit të raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka reaguar edhe ministria e Financave duke e cilësuar si një konfirmim të arritjeve në fushën ekonomike.

FMN përmes raportit të tij të fundit konfirmon gjithashtu atë që Qeveria Shqiptare ka arritur në drejtimin e kësaj maxhorance, rritjen më të madhe ekonomike në dekadën e fundit” shkruhet në reagimin e Ministrisë së Financave.

Raporti i FMN-së, sipas ministrisë, konfirmon gjithashtu që borxhi publik është ulur.

Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtuar qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e borxhit me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase.

Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet. FMN rivlerëson në këtë raport, se për vitin 2018 ai është në nivelin 67.2% e PBB-së, pra 1.7 pikë më i ulët se sa projeksioni respektiv i bërë në raportin e Stafit të FMN” vijon reagimi.

Emetimi i Eurobondit, avancimi me Reformën në Drejtësi e lufta kundër korrupsionit janë elemente që vlerësohen pozitivisht në raportin e FMN-së e që nënvizohen nga ministria.

Sa i përket konstatimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për koncesionet, ministria evidenton se “FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin për PPP-të, për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një rojtar në mbajtjen e kostos fiskale potenciale”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com