November 22, 2024

Arta Dade rrëfen arsyet e largimit nga PS

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade është rikthyer në media pas largimit nga PS, duke mos kursyer aspak kritikat ndaj ish-kryetarit të saj, Edi Rama.

E ftuar në emisionin ‘Tempora’ të Sonila Meços, Dade tregon arsyet pse u largua nga PS që pas zgjedhjeve të 2017-ës.

“Me zotin Rama edhe kur isha në PS, si anëtare e Kryesisë kam patur vështirë të jashtëzakonshme për të punuar me të. Dhe fakti që unë refuzova të jem pjesë e Kryesisë ishte se s’kam qenë dakord me mënyrën se si ai e drejton partinë edhe sot.

Nuk jam dakord edhe me atë që i dërgoi të vetëshpallurit president të Venezuelës në emër të popullit shqiptar sepse këtë detyrë e ka presidenti.

Kjo tregon se mendësitë e Ramës për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara. Ministria e Jashtme është çështja më serioze, përfaqëson vendin në marrëdhënie me jashtë. Ka pasur artistë që kur hyjnë në politikë flasin si politikanë”, u shpreh Dade.

Facebook Comments

MineralHygienics.com