November 22, 2024

Basha porosi deputetëve/ Ja cila eshte ajo

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka dhënë porosi demokratëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije për Politiko, se Basha ka kërkuar që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit dhe në komisione, kur të ketë çëshje sensitive.

Sot është mbledhur Komisioni i Ekonomisë ku kanë marrë pjesë deputetët demokratë. Po ashtu në komisionin e medias, PD do të kërkojë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Kreu i PD, Basha ka deklaruar në mbledhje sedo të shkojnë aty ku kalendari parashikon çështje të ndjeshme për qytetarët si dhe ka kërkuar angazhim me të gjitha kapacitetet për arsimin.

Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar protestë me 16 shkurt, që pritet të jetë masive, ndaj dhe në mbledhje është diskutuar për organizimin e saj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com