November 23, 2024

“Book Building” ndertesa me e re ne në qendër të Tiranës

Ditët e fundit, zona ku do të ndërtohet kulla është rrethuar dhe kthyer në një kantier ndërtimi.

Leja për kullën është dhënë në 2 shkurt 2018 nga Këshilli Kombëtar i Territorit,  drejtuar nga Kryeministri Rama.

Kulla “Book Building” është pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa në hapësirën mes rrugëve 28 Nëntori dhe Abdi Toptani., siç tregohet në imazhin render më poshtë.

“Book Building” është projektuar nga studio 51N4E, studio e preferuar e Kryeministrit Rama, e cila ka projektuar edhe sheshin Skënderbej dhe godinën e Hotel Plazas.

Kompania që do ta ndërtojë është Techno–Alb shpk, në pronësi të Dajlan Avdisë, Glendi Abdisë dhe Natasha Matës. Të njëjtëve pronarë, Dajlan Avdia dhe Glendi Abdia, por nën emrin e një kompanie tjetër, Invest Society, Kryeministri Rama, u ka miratuar, në nëntor 2017, dy leje të tjera për ndërtimin e kullave në zonën e bllokut, godinave shumëfunksionale “Blloku dhe West Residence”. Punimet për kullën “Blloku” kane nisur në gusht 2018.

“Book Building” është kulla e tretë e lartë përqark Sheshit Skënderbej, e miratuar nga kryeminsitri Rama muajt e fundit. Kulla 111 metra pas Hotel Tiranës dhe kulla 26 katëshe Sytë e Tiranës, në pjesën ku bashkohen Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës, kanë nisur tashmë punimet.

Facebook Comments

MineralHygienics.com