Qeramisti i njohur i cili ka rrëfyer për miqësinë 40-vjeçare me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, ai ka rrëfyer se miqësia mes tyre ka nisur që në fëmijëri, për të vijuar më pas me vitet e studimeve.
Dule shprehet se në këndvështrimin e tij Rama është më i zoti në art se sa në politikë.
“4 vite më parë Edi më erdhi në studion time të qeramikës. Kemi punuar për një kohë të gjatë, shtyjmë njëri-tjetrin për të shijuar profesionin, për të bërë raportin tonë më të vlefshëm në pikëpamjen artistike.
Nga ana tjetër, është një relaks që sido që të shkojë politika, Ramën e shoh në art. Jo sepse është më i zoti në art, por për mua, të jesh i zoti në politikë, është si të jesh i pari në pazarin e gomerëve, mund të jem i ashpër në këtë pikë, por ai e di, siç di që vlen në art, dhe duhet të bëjë këtë gjë. Në këtë kuadër e them me keqardhje, që duhet të jetë në art një orë e më parë, megjithatë kjo është pjesë e tij, janë vendimet e tij”, u shpreh ndër të tjera Adrian Dule.