November 23, 2024

Incident tek homazhet për ’21 Janarin’

Kreu i qeverisë, Edi Rama, iu është bashkuar homazheve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për katër të rënët e 21 Janarit.

Në homazhe kanë qenë pjesë  dhe familjarët e katër të vrarëve, të cilët ende ndjejnë dhimbje për humbjet e tyre. Pas homazheve Rama ka preferuar që të largohet në heshtje drejt zyrës së tij, pa dhënë asnjë koment për mediat.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në protestën e 21 Janarit të vitit 2011, në kohën kur PS-ja kërkonte që të vinte në pushtet, dhe ankohej për votat që i ishin vjedhur.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit 2011, deputetë e përfaqësues të PS kryenin homazhe dhe vendosnin lule në Bulevard, një qytetar ka thyer heshtjen.

Raporton se qytetari ka bërtitur “Rama je antishqiptar”, por kaq ka mjaftuar që policia ta shoqërojë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një patrullë e policisë rrugore ka marrë burrin dhe e ka futur në makinën e policisë, shkruan BW.

Burri, ende i paidentifikuar, ka nisur me thirrje sapo Rama ka dalë nga Kryeministria dhe ka vijuar për disa minuta. I njëjti person ka qenë aktiv dhe në protestën e studentëve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com