November 23, 2024

Haradinaj: Taksa s’do të tërhiqet pa marrëveshje finale me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj  ka përsëritur edhe sot se taksa s’do të tërhiqet assesi pa marrëveshje finale me Serbinë.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite që pati në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje. Por mundemi mos me hekë asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën, por ka të bëj me Serbinë dhe Rusinë.Ne jemi në kufi me Serbinë dhe me Rusinë, se cila është fytyra e Serbisë e shihni nesër me Putinin në Beograd”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj duke theksuar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, ka thënë se do të krijohen kushte për investime.

Përveç kësaj, ai ka folur edhe për drejtorin e ri të AKP-së Valon Tolajn, i cili vjen nga radhët e AAK-së, të cilës parti i takon edhe vetë kryeministri.

Haradinaj kërkoi nga drejtori i ri angazhim në AKP, në të kundërtën do të jetë kritik sikur opozita.

Facebook Comments

MineralHygienics.com