November 23, 2024

Klement Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi, do gjykohet nga gjykata shqiptare

Klement Balili, i vetëdorëzuar sot në policinë shqiptare dhe në kërkim prej policisë greke, nuk do të ekstradohet drejt Greqisë.

Kjo për faktin se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka marrëveshje esktradimi, kusht i përcaktuar në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës për të lejuar estradimin e të arrestuarve.

Balili akuzohet nga prokuroria greke për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në vitin 2016 shteti grek e shpalli Balilin në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Athinës, e cila caktoi masën “arrest me burg” për të. Në atë kohë Balili mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor Sarandë, ndaj Greqia i beri kerkese  me shkrim policisë shqiptare për ta arrestuar atë.

Duke qenë se Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi, ai do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda shqiptare. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe Ministri i Brendshëm Lleshi, i cili deklaroi sot se në këmbim të vetëdorëzimit, shteti shqiptar i ka ofruar Balilit “një proces të drejtë ligjor”.

Kjo nuk është hera parë që gjykata shqiptare gjykon vepra penale të rënda kryera jashtë vendit, vetëm për shkak të mungesës së marrëveshjeve të ekstradimit. I ngjashëm është edhe rasti i ish-deputetit Mark Frrokut.

Mark Frroku u dënua 10 vjet burg, në mungesë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Belgjikës për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999, pas disa përplasjes mes bandave që kontrollonin një rrjet prostitucioni.

Ai u arrestua në Tiranë dhe në vitin 2017, Gjykata shqiptare e Krimeve të Rënda e shpalli atë të pafajshëm për vrasjen e shtetasit shqiptar në Belgjikë, për mungesë provash pavarësisht se Prokuroria e Përgjithshme kërkoi 25 vite burg.

Po në prill të 2017-ës, Frroku u dënua nga gjykata e Tiranës me shtatë vjet e gjashtë muaj për “fshehje të pasurisë” “pastrim parash”  dhe “ndërtim të paligjshëm” dhe pas tre viteve burg, u lirua me kusht nga gjykata e Fierit për sjellje të mirë.

Exit.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com