November 23, 2024

Meta per Ramen: Akuzat e tij për mua janë argëtim

Presidenti Meta i ftuar sot në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu i ka cilësuar sot “argëtuese” akuzat e bëra së fundmi nga kryeministri Rama në adresë të tij.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Cili është neni kushtetues që iu referuat zoti President, sepse kryeministri Rama pak më parë është shprehur se: “Presidenti nuk e ka çdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues, shkelja e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën Kushtetuese?

Deri atë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol, sepse nuk kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit? Ndërsa pak ditë më parë është shprehur: Mos prisni të merrem me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizmen rezervë të Doktoreshës së Shkencave.

Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do të jetë e gjitha te njerëzit dhe zero te çizmet.” Që do të thotë se ju konsideron shkelës të Kushtetutës dhe tejkalues të kompetencave tuaja.

Presidenti Meta: Është argëtim për mua të dëgjoj komente të tilla, por të jeni të sigurt se Partia Socialiste është një parti serioze, e cila gjithashtu ka ndihmuar edhe jurisprudencën kushtetuese me aktet që ka bërë dhe me kërkimin nga Gjykata Kushtetuese në të kaluarën për të sqaruar rolin dhe pozitën e Presidentit në politikën e jashtme. Dhe këtu i referohem në mënyrë të veçantë vendimit nr. 15, datë 15. 04. 2010 të Gjykatës Kushtetuese.

Gazetari: Që thotë?

Presidenti Meta: Që bën shumë të qartë se cili është roli i kryetarit të shtetit në fushën e politikës së jashtme, në lidhjen e traktateve ndërkombëtare, të marrëveshjeve politike, pra të marrëveshjeve më të rëndësishme në emër të shtetit dhe gjithçkaje tjetër.

Facebook Comments

MineralHygienics.com