November 23, 2024

AMA shtyn afatin për mbylljen e trasmetimeve analoge

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njoftoi sot se kalimi nga transmetimet analoge në ato dixhitale në Tiranë dhe në Durrës do të shtyhet për më 1 shator 2019. Afati i përcaktuar nga AMA fillimisht ishte data 15 janar 2019.

Sipas njoftimit të AMA-sę sqarohet se Tirana dhe Durrësi kanë numrin më të madh të banorëve dhe tregu nuk arrin dot të plotësojë me dekodera të gjitha familjet.

Në shtator të 2019, AMA fiku transmetimet analoge dhe ato në standardin digjital DVB-T, duke shkaktuar kaos tek qytetarët. Vendimet e AMA-s për fikjen e transmetimeve dhe përzgjedhjen e një dekoderi të caktuar u quajtën nga qytetarët si të qëllimshme dhe në favor të 2-3 operatorëve kryesor në treg, të gjithë në pronësi të disa prej të ashtuquajturve oligarkë kryesorë të vendit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com