Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Gjermanisë, Heiko Maas, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, sot do të udhëtojë në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij gjerman, Maas.
Maas dhe Pacolli do të bisedojnë për temat aktuale, me fokus të veçantë në marrëdhëniet bilaterale në mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke filluar nga nevoja e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohja reciproke e patent-shoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës etj.