Ndër këto 10 shtete, Shqiperia është në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor, më mirë vetëm se Malta, që ka një sipërfaqe bindshëm më të vogël të kultivimit, dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë.
Pra, Shqiperia përfaqëson 0.07% të sipërfaqes së kultivuar me portokalle në Europë, dhe 0.14% të të gjithë prodhimit europian të të njëjtit frut. Kjo do të thotë se prodhimi në vendin tonë është përtej potencialit europian, plot 2 herë mbi këtë normë.
Në nivel europian, në vend të parë për nga prodhimi qëndron Spanja me 3.3 milionë tonë, e ndjekur nga Turqia, me 1.9 milionë, Italia me 1.5 milionë, Greqia me 960 mijë, Portugalia me 313 mijë, Qipro me 21 mijë, dhe Franca me 10 mijë.