November 22, 2024

Studentet: ‘Banka do faturën, jo cicërimat në Twitter”

Studentët protetsues janë grumbulluar sot përpara Kryeministrisë në protestën e tyre që ka shënuar ditën e dytë për këtë vit. Ata kanë marshuar me thirrjen “Ne nuk dorëzohemi” ndërkohë që mbanin në duar tymuese.

Ata jane me te vendosur se kurr. Protesta e studenteve po vazhdon ashtu dhe bojkotimi i Fakulteteve.

Edi Rama reagoi më herët përmes një statusi, ku shprehej se është miratuar një VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë.

Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas publikimit të një njoftimi nga sekretaritë e universiteteve ku thuhej se studentët duhet të paguajnë vlerën e plotë të tarifës së studimit.

Por studentët nuk mjaftohen me këtë dhe shprehen se asgjë nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, nuk ka asgjë sipas tyre të shkruar e zeza mbi të bardhën, ndërkohë që fakultetet kanë bërë thirrje tashmë për pagimin e tarifës.

“Banka do faturën në Tëitter, jo një cicërimë në Twitter”, shprehen studentët.

Studentët marshuan edhe drejt Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com