November 23, 2024

KPK shkarkon nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo gjetën probleme në të treja kriteret e vlerësimit. Kështu, DSIK, në raportin dorëzuar KPK-se vlerëson se gjyqtari Çela është i papërshtatshëm .Për aspektin professional , KLD e ka vlerësuar nën mesataren Zotin Cela.

Gjithashtu, KPK gjeti probleme edhe në deklarimin e pasurisë së Gjyqtarit Çela. Subjekti nuk justifikonte dot me burime të ligjshme blerjen e një tokë pemishte me sipërfaqe 17540 metra katrorë, një shtëpi banimi në fshatin Tetzat, një shtëpi banimi të ndërtuar në ish-fabrikën e biskotave në Sarandë, një magazinë me sipërfaqe 51 metra katrorë, një truall me sipërfaqe 400 metra katrorë, si dhe një njësi shërbimi me sipërfaqe 30 metra katrorë në Sarandë.

Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion në vitin 2014.

Facebook Comments

MineralHygienics.com